Te Kristal Optika, prioriteti ynë është kënaqësia dhe mirëqenia e klientëve tanë. Ne ofrojmë produkte optike me cilësi të lartë dhe shërbim profesional, megjithatë nëse keni ndonjë problem me produktin tuaj, jemi këtu për të ndihmuar.
1. Kthimet & Ndërrimet
Ne pranojmë kthime ose ndërrime për produktet e papërdorura dhe të paprekura brenda 14 ditëve nga data e blerjes.
Kushtet:
- Produkti duhet të kthehet në gjendje të re, pa shenja përdorimi.
- Duhet të përfshihet ambalazhi origjinal, kutia dhe të gjitha aksesorët.
- Kthimet pranohen vetëm me faturë ose dëshmi blerjeje.
2. Produktet që Nuk Mund të Kthehen
Për arsye higjiene dhe personalizimi, nuk pranojmë kthime/refunde për këto produkte:
- Syze dielli ose optike të përdorura.
- Syze me dioptri të porositura sipas recetës tuaj (lentet e prerë posaçërisht).
- Aksesorë të hapur nga paketa (p.sh. lëngje lentesh, shamia pastruese, etj.).
3. Produkt i Dëmtuar ose Gabim në Porosi
Nëse produkti ju ka ardhur:
- i dëmtuar,
- me defekt prodhimi,
- ose ndryshe nga ajo që keni porositur,
atëherë ju lutemi të na kontaktoni brenda 48 orëve me foto të dëmit.
Në raste të tilla, ne ofrojmë:
- produkt zëvendësues,
ose - rimbursim të plotë,
pa asnjë kosto shtesë për klientin.
4. Rimbursimet
Pasi kthimi të pranohet dhe produkti të inspektohet, rimbursimi bëhet brenda 5–7 ditëve pune në të njëjtin metodë pagese që është përdorur.
5. Garancia
Të gjitha syzet tona vijnë me:
- garanci për defekte prodhimi (jo për dëmtime nga përdorimi, rëniet, gërvishtjet, etj.).
6. Si të Kryeni Kthimin
Për të filluar procesin e kthimit, na kontaktoni në:
- Telefon: +383 45 934 367
- Email: info@kristaloptika.com
- Ose vizitoni dyqanin tonë: Rr. Recaku, Ferizaj, Kosovë.
Ne do t’ju udhëzojmë hap pas hapi për procedurën.