Përgjigje të shpejta
A ofroni përcaktimin e dioptrisë?
Po, matja e dioptrisë është gjithmonë falas në Kristal Optika.
Sa zgjat përcaktimi i dioptrisë?
Procesi është i shpejtë dhe i saktë, zakonisht zgjat vetëm 10 deri në 15 minuta.
Sa kohë duhet deri sa të jenë gati syzet?
Për dioptri standarde, syzet mund të jenë gati brenda ditës (shpesh edhe brenda orës).
Për dioptri të personalizuara, koha e përgatitjes është deri në 4 ditë pune.
A mund të bëj termin online?
Po, mund të caktoni lehtësisht përmes faqes sonë Cakto Termin.
A bëni dërgesa në Kosovë?
Po, dërgesat bëhen në të gjithë Kosovën brenda 1/2 ditësh.
A ofroni lente kontakti?
Po, në Kristal Optika gjeni një përzgjedhje lentesh kontakti për nevoja të ndryshme, gjithmonë të kontrolluara dhe të rekomanduara nga specialistët tanë.